Një fragment i rrallë dhe i jashtëzakonshëm nga planeti i kuq, i njohur si NWA 16788, është shitur për plot 5.3 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar nga Sotheby’s. Bëhet fjalë për pjesën më të madhe të Marsit që është gjetur ndonjëherë në Tokë.
I zbuluar në nëntor të vitit 2023 në shkretëtirën e largët të Agadez-it në Niger, ky meteorit përfaqëson rreth 7% të të gjithë materialit marsian të identifikuar në planetin tonë. Ai është afro 70% më i madh se fragmenti tjetër më i madh marsian i njohur deri më sot, duke e bërë këtë zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm për shkencën dhe koleksionistët.
Testimet laboratorike kanë treguar përbërje identike me mostrat e marra nga sonda “Viking” e NASA-s në Mars në vitin 1976, duke vërtetuar kështu origjinën e tij të jashtëzakonshme.
Ajo që e bën edhe më të rrallë këtë objekt është fakti se në Tokë janë identifikuar vetëm rreth 400 meteoritë me origjinë nga Marsi. E quajtur një “eksemplar monumental” nga shtëpia e ankandeve, ky meteorit është konsideruar si më i vlefshmi i këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në treg.
Blerësi i këtij thesari kozmik ka zgjedhur të mbetet anonim.