Meteoriti bie mbi krevat teksa gruaja flinte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua kanadeze ka shpëtuar për mrekulli pasi një meteorit ra pranë saj teksa po flinte në krevat. Ruth Hamilton nga British Columbia u zgjua nga një përplasje e fortë natën e 4 Tetorit.

Hamilton, e cila nuk pësoi dëme, pa një gur në jastëkun e saj, aty ku zakonisht qëndron koka e saj. “Unë thjesht u ngrita dhe ndeza dritën, nuk mund ta kuptoja se çfarë dreqin kishte ndodhur,” tha Hamilton për Victoria News.

Ruth Hamilton nga Golden, British Columbia u zgjua me një meteorit pranë saj më 4 tetor

Hamilton planifikon të ruajë shkëmbin si kujtim për nipërit e mbesat e saj. “Unë jam thjesht e mahnitur nga fakti se është një yll që doli nga qielli, ndoshta është miliarda vjeçar.”, tha Hamilton, duke shtuar se përvoja pranë vdekjes i ka dhënë asaj një pikëpamje të re mbi jetën.

Shkëmbi dogji një vrimë në çatinë e saj, për të cilën sigurimi është ende duke vendosur nëse do të paguajë
Share This Article