“Mezi merrja frymë”, Agron Llakaj dyshon se e ka kaluar COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga fillimi i pandemisë personazhe të njohur në vendin tonë kanë shprehur dyshime tyre se mund të kenë qenë të infektuar me COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, aktori i humorit Agron Llakaj ka shprehur dyshime e tij se mund të jetë infektuar me COVID-19 që në fillim të muajit janar.

Llakaj ka thënë se ka qenë i sëmurë rëndë dhe se kishte simptoma të ngjashme me të koronavirusit. Po ashtu, ai thekson se ka përdorur medikamente që trajtohet gripi i zakonshëm.

“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronavirusin se unë grip të tillë s’kam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo. Nga vetë natyra jam njeri që i zbatoj dhe jam rigoroz. Marrëdhënia me punën më ka bërë që mos kem të njëjtin përjetim si familja ime. Ime shoqe dhe mbesa ime nuk e kanë parë dritën e diellit. Kjo më ka shërbyer, ardhja në punë, kam përjashtuar makinën. Kam humbur kile dhe ndihem më i motivuar”- tha Llakaj

Share This Article