Mianmar, ushtria dogji një fshat të tërë, duke rrafshuar 200 shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fshat në qendër të Mianmar është djegur pas përplasjeve midis forcave të sigurisë dhe guerilasve lokalë, duke lënë të paktën dy persona të vdekur.

Banorët i kanë thënë BBC-s se 200 nga 240 shtëpitë në Kin Ma u rrafshuan për tokë nga ushtria të martën.

Ata thanë që incidenti filloi pasi forcat u përplasën u përplasën me një milici lokale që ishte kundër regjimit qeverisës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Mianmar, Dan Chugg, e ka dënuar sulmin.

“Raportet që junta ka djegur një fshat të tërë në Magway, duke vrarë banorë të moshuar, e demonstrojnë edhe një herë se ushtria vazhdon të kryejë krime të tmerrshme, dhe nuk ka konsideratë për njerëzit e Mianmar”, thuhej në një postim në Facebook. 

Share This Article