Michael Jordan për Nike, nga tre milionë në katër vjet, në tre milionë çdo pesë orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ikona e basketbollit, Michael Jordan, nuk ishte menduar nga kompania Nike, se do ta kalonte çdo pritshmëri, kur ata panë potencialin e tij më 1984.

Atëherë ata shpresuan që të gjeneronin të hyra me brendin “Jordan Shoes” prej 3 milionë dollarëve në vit sipas kontratës së parë. Por prej atëherë gjithçka ka ndryshuar për të dyja palët, Nike dhe Jordan.

Për dallim prej vitesh më parë, basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave tani gjeneron të hyra prej tre milionësh në çdo pesë orë, për kompaninë.

Nike e paguan atë prej 410 mijë dollarë në ditë, derisa ai mbledh 150 milionë çdo vit, sipas Forbes.

Nike gjeneron në total të hyra prej 15 milionë dollarë për secilën ditë nga brendi i Jordan.

Share This Article