Michael Schumacher, i nënshtrohet një tjetër operacioni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shëndeti i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, mbetet ende sekret për të gjithë. Familja e ish-pilotit për gara me makina nuk ka dashur të zbulojë asgjë për sa i përket shëndetit të tij, që nga koha e aksidentimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet e Francës teksa po skijonte.

Kanë qenë miqtë e tij, Jean Todt dhe Felippe Massa që kanë folur shumë pak për Michael, por që kanë zbuluar detaje të rëndësishme, pas vizitave që kishin bërë në shtëpinë e familjes së tij.

Në Itali “Cont Contro Copertina” raporton se Michael Schumacher mund të rikthehet në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një transfuzioni të qelizave burimore. Një ndërhyrje të njëjtë Schumacher e kishte bërë edhe në tetor të vitit 2019.

Share This Article