Micheal Ballack i sëmurë me kancer: ish-kampioni gjerman është operuar për një tumor në shpinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ikona e futbollit gjerman është sëmurë me kancer. Lajmi tronditës ka ardhur nga faqet e Bild, një nga të përditshmet gjermane më të rëndësishme: Michael Ballack, ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih e Chelsea, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Ashtu si bën të ditur Bild, zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit të datëlindjes 1976 ndodhi rreth një muaj më parë, duke kërkuar operacionin të domosdoshëm. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballack ka nisur një rikuperim i gjatë e i vështirë.

Share This Article