Michel: Ende nuk është momenti i duhur për pasaportat e vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha sot se  ndërsa një “pasaportë vaksine” Covid-19 mund të aplikohet, nuk ishte momenti i duhur për ta bërë këtë.

Në një intervistë me ”Buitenhof”, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”.

”Sidoqoftë, vendimi mbetet te udhëheqësit e BE”, tha ai.

Në një letër për Komisionin Europian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar  një pasaportë vaksinimi.

Por, Mishel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur.

“Nëse futet shumë herët, kjo mund të prodhojë zhgënjim gjigant në Europë dhe jashtë saj”, tha Michel.

I pyetur nëse në të ardhmen, udhëtimi në të gjithë BE-në do të ishte i mundur vetëm për njerëzit që kishin marrë vaksinën, Michel tha se “nuk përjashtoj asgjë”./ATSH/

Share This Article