• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Michelle Obama: Trump, “presidenti i gabuar” për vendin

Michelle Obama: Trump, “presidenti i gabuar” për vendin

by albnews
18 August, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e vlerësoi kandidatin demokrat për president, Joe Biden si një udhëheqës të zotin për një “popull zemërgjerë, të fortë, të mirë”, ndërsa kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, duke thënë se i mungon aftësia për të kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e të tjerëve.

Duke folur të hënën, në fund të natës së parë të një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë virtual për demokratët, zonja Obama argumentoi me forcë se zoti Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

“Më lejoni të flas me sinqeritetin më të madh të mundshëm. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë mëse të mjaftueshme që të provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit të tij”, tha zonja Obama, në fjalimin e saj të regjistruar.

“Ai nuk është në lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet të jetë personi për të cilin kemi nevojë”, shtoi ajo.

Presidenti Trump u tall me demokratët gjatë një ndalese në aeroportin St. Paul të Mineapolisit të hënën, para se të shkonte në një aktivitet politik në Mankato të Minesotës.

“Kur dëgjon se një fjalim është i regjistruar, nuk entuziazmohesh shumë, apo ajo?” tha zoti Trump, mes të qeshurave të mbështetësve të tij.

Kuvend virtual

Pandemia e koronavirusit e detyroi Partinë Demokrate që të hiqte dorë nga planet për ta mbajtur kuvendin e kësaj jave në Miluoki të shtetit Uisconsin, duke organizuar një aktivitet virtual me një kombinim fjalimesh të regjistruara, ose të drejtpërdrejta, nga politikanë, figura të tjera të njohura dhe njerëz të thjeshtë nga pjesë të ndryshme të vendit.

Javën e ardhshme, republikanët do të mbajnë një kuvend të ngjashëm, me një pjesëmarrje të kufizuar në Sharlotë të Karolinës së Veriut. Presidenti Donald Trump do ta mbajë fjalimin e tij të riemërimit nga Shtëpia e Bardhë.

Zonja Obama ishte folësja kryesore mes një numri demokratësh me peshë dhe amerikanësh të zakonshëm, si edhe disa republikanëve që kanë dalë kundër Presidentit Trump. Për më shumë se dy orë, ata vlerësuan zotin Biden, si personin më të përshtatshëm për të përballuar krizat historike të shëndetit publik, të ekonomisë dhe të drejtësisë racore, ndërsa thanë se zoti Trump nuk është në gjendje të përballet me këto sfida.

Zoti Biden shërbeu për tetë vjet si nënpresident gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Michelle Obama tha se zoti Biden ishte personi i duhur për t’u përballur me sfidat aktuale të vendit.

“Unë e njoh Joe-në. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm që udhëhiqet nga besimi. Ishte një nënpresident i mrekullueshëm. Ai di se si të shpëtojë ekonominë, të luftojë një pandemi dhe të udhëheqë vendin tonë”, tha ajo.

Ajo përmendi betejën që po përjeton vendi me koronavurusin, që ka shkaktuar numrin më të madh të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, sesa në çdo vend tjetër, faktin që miliona vetë kanë humbur vendet e punës dhe protestat kundër pabarazisë sociale dhe brutalitetit të policisë që janë mbajtur në qytete në gjihë vendin.

“Kurdo që kthejmë sytë nga kjo Shtëpi e Bardhë për udhëheqje apo mbështetje apo qoftë edhe një fije stabiliteti, hasim në të kundërt kaos, përçarje dhe një mungesë totale dhe absolute ndjeshmërie”, tha zonja Obama.

Figura republikane

Të hënën në Kuvend folën edhe disa figura republikane, përfshirë ish-guvernatoren e Nju Xhërsit, Christine Todd Whitman dhe ish-kandidaten republikane për president dhe ish-shefe ekzekutive të kompanisë Hewlett-Packard, Meg Whitman. Në një lëvizje të pazakontë, ata u shfaqën në kuvendin e partisë rivale, duke mbështetur zotin Biden si një alternative më të mirë për vendin sesa zoti Trump.

Ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich, i cili kandidoi brenda Partisë Republikane si kandidat presidencial në vitin 2016, tha se vendi është “në një udhëkryq” dhe po udhëhiqet në “drejtimin e gabuar” nga një president që i ka vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit.

“Joe Biden është njeriu i duhur për kohën ku jetojmë. Kjo kohë kërkon nga ne të mos mendojmë në mënyrë partiake, por të vëmë vendin të parin për veten tonë dhe sigurisht për fëmijët tanë”, tha ai.

Nata e parë në Kuvendin katërditorë, përfshiu deklarata edhe nga ish-kandidatë demokratë presidentë brenda partisë.

Kandidati që doli i fundit nga gara paraprake, senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, tha se vendi po përjeton “një moment të pashembullt” me një numër sfidash, përfshirë pandeminë e koronavirusit, racizmin sistematik dhe ndryshimet e klimës.

“Mes gjithë këtyre sfidave, kemi një president që jo vetëm është i paaftë t’u bëjë ballë këtyre krizave, por po na çon në rrugën e autoritarizmit”, tha senatori Sanders.

Duke iu referuar rolit që ai dhe fushata e tij kanë luajtur për t’i dhënë formë platformës së partisë që kur ai doli nga gara, zoti Sanders tha “se shumë nga idetë për të cilat ne luftuam, që vetëm para disa vjetësh konsideroheshin radikale, tani janë bërë normale”.

Ai e vuri theksin tek disa çështje, përfshirë mbështetjen e zotit Biden për rritjen e pagës minimale, lehtësimin e anëtarësimit në sindikata, leje familjare të paguar, arsimim universal fillor, kujdes të përballueshëm për fëmijët, rindërtim të infrastrukturës dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“E vërteta është se edhe para neglizhencës së zotit Trump ndaj kësaj pandemie, shumë familje kishin ngecur në vend ekonomikisht, pa asnjë shpresë për të ecur përpara. Së bashku ne duhet të ndërtojmë një vend që është më i barabartë, më i ndjeshëm dhe më gjithëpërfshirës. Unë e di që Joe Biden do ta fillojë betejën për këtë qëllim që ditën e parë”, tha zoti Sanders.

Votimi me postë

Disa nga folësit të hënën, trajtuan edhe temën e votimit me postë që Presidenti Trump e ka kundërshtuar. Është një mënyrë votimi që shumë shtete po e lejojnë, në mënyrë që të ketë më pak njerëz që shkojnë fizikisht në qendrat e votimit, në mes të pandemisë.

Mes atyre që mbështesin votimin me postë dhe Shërbimin Postar Amerikan është edhe senatorja nga Nevada, Catherine Cortez Masto.

“Pavarësisht nga ajo që thotë presidenti, votimi me postë ka qenë një alternativë e sigurt për dekada. Në vitin 2016, 33 milionë amerikanë votuan me postë. Edhe vetë Donald Trumpi ka kërkuar dy herë fletë votimi në mungesë”, tha ajo.

Të martën kuvendi vazhdon me fjalimet e ish- Presidentit Bill Clinton, gruas së zotit Biden, Jill, ish-Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe kreun e demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Kandidatja për nënpresidente, senatorja Kamala Harris, e para grua afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane në këtë rol, është folësja kryesore të mërkurën. Po të mërkurën do të mbajnë fjalime edhe ish-presidenti Obama, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Zoti Biden do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë si kandidat për president të enjten në mbërmje. Ai ka në plan ta mbajë fjalimin në shtetin e tij, Delaware.

Ndërkohë, Presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence po vizitojnë disa shtete të pavendosura këtë javë, në përpjekje për të larguar vëmendjen nga demokratët, përfshirë një ndalesë të enjten nga zoti Trump, pranë vendit ku është rritur zoti Biden në qytetin Scranton në verilindje të Pensilvanisë.

Previous Post

BDI-ja mban kryeparlamentarin si dhe merr kryeministrin në 100 ditët e fundit të mandatit

Next Post

Anulohet ndeshja në Gjibraltar, Prishtina rrezikon të eliminohet njëjtë si Drita

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Anulohet ndeshja në Gjibraltar, Prishtina rrezikon të eliminohet njëjtë si Drita

Anulohet ndeshja në Gjibraltar, Prishtina rrezikon të eliminohet njëjtë si Drita

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM