Mickoski: Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët dhe ndotja është një sfidë që kërkon një përgjigje nga të gjithë ne. Ky është një problem që kërkon përpjekje të përbashkëta nga i gjithë komuniteti. E mirëpres donacionin më të madh në vend nga kompania e vendit EKOTIP në vlerë prej 1 milion euro, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski nër profilin e tij në Facebook.

“Ky donacion i rëndësishëm i pastruesve të avancuar nga prodhuesi i njohur gjerman Mann+Hummel do të sigurojë ajër të standardeve më të larta mjekësore për kategoritë më të cenueshme:

Në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike ku cilësia e ajrit është e një rëndësie vendimtare.

Kjo nismë jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e ajrit në institucionet publike, por do të ndihmojë edhe në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Gjithashtu po vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit e kompanisë gjermane Mann+Hummel, të cilët aktualisht po analizojnë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me ekipin qeveritar dhe Ekotip, me fokus në iniciativat afatgjata dhe perspektivat e përbashkëta zhvillimore”, shkruan Mickoski.

Share This Article