Mickoski: Askush nga VMRO-DPMNE nuk i ka organizuar ngjarjet e 27 prillit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas dëshmisë në Gjykatën Penale tha se askush nga partia e tij nuk ka organizuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Mickoski këto ngjarje i cilësoi si vetë-organizim të popullit..

“As Komiteti Ekzekutiv, as cilido anëtarë i VMRO-DPMNE-së nuk është pjesë e këtij vetë-organizimit të popullit që ndodhi në atë periudhë. Bëhet fjalë për proces të montuar politik, që ka për qëllim të vetëm të dëmtojë OBRM-PDUKM-në, proces politik që ka për qëllim të ushtroj terror politik mbi aktivistët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së, proces politik nga i cili dikush përfitoi ndërsa dikush seriozisht humbi, pas 27 prillit seriozisht humbi VMRO-DPMNE-ja, ndërsa qeveri formoi LSDM-ja dhe Zoran Zaev”, tha mes tjerash Micksoki.

Ndryshe, të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit janë: Nikolla Gruevski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski.

Share This Article