Mickoski: Grubi së bashku me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës.

“Informacioni im i fundit është që një kohë të gjatë, ish njeriu i parë i Lotarisë së Maqedonisë nuk gjendet në territorin e vendit tonë. Por që ish-zv/kryeministri, bashkë me një person tjetër biznesmen, me veturë me targa diplomatike, e ka lëshuar Maqedoninë dhe për herë të fundit është drejtuar në drejtim të fqinjit verior, Kosovës. Ky është informacioni i fundit të cilin e kam në dispozicion”, theksoi Mickoski.

Ish-zv.kryeministri i RMV-së Artan Grubi nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se ka udhëtuar jashtë shtetit për arsye private. Ndërsa sot nga Prokuroria njoftuan se kanë hapur hetim për keqpërdorimet në “Lotarinë Shtetërore”, për të cilat lidhet edhe emri i Grubit.

Ditë më parë ai u vendos në “listën e zezë” të SHBA-ve, pasi dyshohet për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore për ish-drejtorin e DSK-së në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov.

Share This Article