Mickoski-Lutnick: Maqedonia dhe SHBA-të do të vazhdojnë partneritetin ekonomik dhe strategjik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dje pata një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për ekonomi, Howard Lutnick, mik i Maqedonisë dhe përkrahës i dëshmuar i vendit tonë, i cili tashmë një herë e ka vizituar Shkupin, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.

“Në frymën e partneritetit të ngushtë maqedono-amerikan, konfirmuam se marrëdhëniet tona janë të forta, miqësore dhe të mbushura me besim të ndërsjellë, si dhe theksova se partneriteti strategjik me SHBA-në është prioritet kryesor për Qeverinë.

Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të begatë, veçanërisht për çështjet që janë jetike për bashkëpunimin ekonomik.

Ramë dakord që të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin strategjik dhe ekonomik mes dy vendeve”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Facebook.

Share This Article