Mickoski për koalicionin e ri qeveritar: Përpjekja e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koalicioni i ri qeveritar është sa për të vazhduar edhe për disa ditë jetëgjatësinë e kësaj Qeverie dhe disa njerëzve në LSDM, si dhe përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot gjatë vizitës së tij në Shtip, transmeton TV21.

“Kjo mua më ngjan si akti i fundit i përpjekjes për shkatërrimin e Maqedonisë, në regji të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, sepse kjo që e shohim dhe që po ndodh ditëve të fundit paraqet jokulturë politike dhe zhgërryeje të vetë Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe përpjekje sa e sa ta vazhdojnë jetëgjatësinë e tyre politike për disa javë. Është e turpshme kjo që ndodh. E turpshme është që politika është bërë si treg”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së./TV21

Share This Article