Mickoski: Zaev i ka humbur të gjitha pozicionet negociuese me Bullgarinë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krahas përballjes së dështuar me pandeminë nga ana e pushtetit, ekonomia ka pasur debakël në planin ndërkombëtar dhe tregti me atributet kryesore të një populli, kombi dhe shteti. Zaevi i ka humbur të gjitha pozicionet negociuese me Bullgarinë, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “200” në Alsat-M.

Duke folur për kontestin me Sofjen zyrtare, ai tha se deri tani disa herë i ka thënë Zoran Zaevit të mos merren vendime të shpejta.

“Kur e patëm takimin e dytë, në Klubin e deputetëve, e paralajmërova- mos i braktis pozicionet negociuese, sepse kjo është hera e parë në Maqedoni dikush të bëjë ndryshime kushtetuese ose ‘Erga Omnes’. Sepse gjeja e radhës do jetë shkopi. Kjo është karota. Deri në mbrëmje karotën ta marrin, dhe pastaj vjen shkopi, dhe kjo ndodhi. Kur e hapni Kutinë e Pandorës, fqinjët që janë më të fuqishëm se Maqedonia, a nuk do duan të hapin edhe pak”, tha Mickoski.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE do e braktiste marrëveshjen me Bullgarinë nëse pala bullgare nuk heq dorë nga qëndrimet e saja për, siç tha, “asimilimin e këtij populli”.

“Nëse pas një periudhë të caktuar kohore më këmbëngulje vazhdohet në asimilimin e këtij populli, do braktiset marrëveshja dypalëshe e nënshkruar me Bullgarinë. Qeveria që do e udhëheq unë do e braktisë atë marrëveshje. Sepse ajo marrëveshje nuk ka ofruar prosperitet ose mundësi për prosperitet për këtë popull, pavarësisht grupeve të ndryshme etnike që janë pjesë e shtetit…dhe do kërkojmë marrëveshje të re me Bullgarinë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Përshtypja e përgjithshme e qytetarëve, shton ai, është se në vend nuk jetohet më mirë dhe se në vend të përparimit shënohet kthim mbrapa.

“Nëse në ato protesta që i kemi organizuar janë bashkëngjitu, 10, 500, 5000 ose 50 mijë njerëz, kjo aspak nuk na brengos, e as që duhet ta brengos pushtetin, sepse pakënaqësia është e madhe. Ndërsa si do kulminojë ajo, do të shohin kur të organizohen zgjedhjet e radhës. Me këtë presion që e bëjmë, shpresojmë se ato do të ndodhin para kalimit të katër viteve”, tha Mickoski.

Share This Article