Micotakis: Rihapja e kufijve për turistët më 15 qershor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis do të njoftojë sot pasdite planin e qeverisë për punësimin, ekonominë dhe turizmin.

Megjithatë, faktin që Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizëm më 15 qershor, ai e njoftoi edhe gjatë një samiti katërpalësh me disa vende të Ballkanit, në kuadër të perspektivave për rimëkëmbjen e rajonit, pas pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri grek miratoi rihapjen e kufijve më 1 qershor për udhëtimet e biznesit, punëtorëve sezonalë dhe anëtarëve të familjeve rezidentë në vendet e tjera.

Ai njoftoi gjithashtu se rihapja e kufijve për udhëtimet turistike do të bëhet duke nisur nga 15 qershori.

Share This Article