Mijallkov dhe Ibrahimi prapa grilave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, prej pasdite janë bërë banorë të burgut hetues të Shutkës.

Ibrahimi për herë të parë në Shutkë, ndërsa për Mijallkovin kjo është hera e dytë që përfundon në burgun hetues, raporton AlsatM.

Me kërkesë të PSP-së, Gjykata Penale shqiptoi dënimin tre vjet burg për Sasho Mijallkovin, tre vjet e dy muaj për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, ndërsa dënim më lartë me burg mori ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, 4 vjet e gjashtë muaj.

Kolegët e tij të asaj kohe me të cilët e ndanë edhe ulësen në Gjykatë, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga 3 vjet burg. Të gjithë gjashtë të akuzuarit u shpallën fajtorë për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore.

Pos Ibrahimit dhe Mijallkovit të cilët përfunduan në Shutkë, të akuzuarit tjerë morën masa më të ulëta. PSP-ja ka pasur frikë se Mijallkov do të arratiset kurse Bedredin Ibrahimi, me sjelljen e tij gjatë gjykimit tregoi se nuk respekton as PSP-në, e as Gjykatën.

Srcev, Sajkovski dhe Stefanovska lëshuan Gjykatën dhe u nisën për në shtëpi me detyrimin që një herë në javë të paraqiten në Gjykatë. Masa e njëjtë vlen edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, i cili nuk erdhi personalisht të dëgjojë që është i dënuar me tre vite dhe dy muaj burg.

Avokatët e të gjithë gjashtë të dënuarve njoftuan se vendimin do ta ankimojnë në Gjykatën e Apelit. Sipas aktpadisë në vitin 2013, Sasho Mijallkov nga pozita e drejtorit të DSK-së, ka shfrytëzuar pushtetin e tij dhe i është paraqitur liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe janë marrë vesh për rivotim në tre vendvotime në Strumicë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply