Mijëra fermerë në protestë ndaj politikave bujqësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fermerët nga e gjithë Gjermania, së bashku me traktorët e tyre, do të dalin përsëri në qendër të Berlinit të martën, për të bërë thirrje për politika më të mira bujqësore.

Fermerët kërkojnë më shumë respekt për punën që bëjnë dhe rreth 10000 persona pritet të marrin pjesë në një protestë në portën e Brandenburgut, duke bllokuar rrugët me rreth 2000 traktorë.

Ata shtuan se Julia Kloeckner, ministrja e Bujqësisë dhe një anëtar i qeverisë demokrate në pushtet, do u drejtohen fermerëve të martën.

“Politikat aktuale bujqësore dhe mjedisore të Berlinit po dëmtojnë fuqinë ekonomike dhe harmoninë sociale të Gjermanisë”, deklaruan organizatorët.

Ata vunë në dukje se fermerët janë kritikë ndaj politikës bujqësore të qeverisë, që përfshin masa për mbrojtjen e mjedisit dhe insekteve, dhe në kufizimin e përdorimit të plehrave./ATSH/ 

Share This Article