Mijëra gra protestojnë kundër Erdoganit pas largimit nga Konventa e Stambollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa mijëra gra dolën në rrugë në Stamboll të shtunën për të kërkuar që Turqia të ndryshojë vendimin e saj për t’u tërhequr nga një traktat ndërkombëtar kundër abuzimit në familje.

Presidenti Tayyip Erdogan shokoi aleatët evropianë me njoftimin e javës së kaluar, se Turqia po tërhiqej nga Konventa e Stambollit. Qyteti është vendi ku u hartua kjo konventë, më 2011-ën, raporton Reuters.

Turqia ishte një nga nënshkruesit e parë dhe gratë thonë se siguria e tyre është rrezikuar nga lëvizja e Erdogan kundër traktatit evropian.

Mes një pranie të shtuar të forcave të rendit, protestuesit u mblodhën në shesh në Stamboll duke tundur flamuj të purpurt dhe duke brohoritur parulla “Vrasjet e grave janë politike”. Një pankartë shkruante, “Mbroni gratë, jo autorët e dhunës”.

“Tërheqja nga Konventa e Stambollit është një katastrofë për miliona gra dhe fëmijë që jetojnë në këtë vend”, i tha Reuters drejtori i Amnesty International Turkey Ece Unver, duke bërë thirrje që Ankaraja të ndryshojë vendimin.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 38% e grave në Turqi janë subjekt i dhunës nga partnerët gjatë jetës së tyre, krahasuar me 25% në Evropë.

Share This Article