ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet portreti i të dashurës së mundshme të Shekspirit 2 hours ago
Dokumentet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit 2 hours ago
Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë 2 hours ago
Marrëveshje për lirimin e pengjeve-Mediat izraelite: Propozimi i Witkoff ka pak gjasa të ketë sukses 2 hours ago
Kosova shkëlqen në “Fadil Vokrri”, mund Suedinë 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mijëra persona ia mësyjnë Gjermanisë për punë sezonale

albnews by albnews
30 August, 2019
in Bota
0
Mijëra persona ia mësyjnë Gjermanisë për punë sezonale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 300.000 punëtorë sezonalë vijnë kryesisht nga Europa Juglindore në Gjermani, për të ndihmuar në bujqësi e gastronomi. Edhe për ta vlen e drejta e pagës minimale, 9.19 Euro për orë pune. Por si është realiteti?

Daniel Lykhvenko ndihet e mashtruar. Me javë të tëra studentja 19 vjeçare e juridikut nga Ukraina ka punuar në një fermë në Hanover. Ajo ka ndihmuar në vjeljen e luleshtrydheve.

RelatedPosts

Marrëveshje për lirimin e pengjeve-Mediat izraelite: Propozimi i Witkoff ka pak gjasa të ketë sukses

Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

“Ndihem e mashtruar, sepse në kontratën e punës ishte përcaktuar që të punoja gjashtë orë në ditë me një pagë 9,19 për orë pune. Por në të vërtetë ne jemi paguar mbi bazën e arkave që vilnim. Për çdo kilogram pagesa ka qenë 60 Cent. Ne kemi punuar edhe në fundjavë ndonjëherë madje deri në 14 orë në ditë.”

Nëse vërtetë ka ndodhur kështu, kjo do të thotë që janë shkelur ligjet gjermane. Paga minimale për orë pune është aktualisht 9.19 Euro, e kjo vlen edhe për punëtorët sezonalë.

Në fermën bujqësore, për të cilën bëhet fjalë takojmë Peer Sander, i cili e drejton atë që prej 20 vjetësh: „Ne kemi punonjës polakë e rumunë me kontratë fikse pune, ata janë gjatë gjithë vitit tek ne”, thotë ai.

Këtyre u shtohen edhe 250 punonjës sezonalië nga Ukraina. Shumica janë studentë. Ata janë ndërmjetësuar të punojnë këtu përmes një agjencie në Kiev, që ndihmon edhe për nxjerrjen e lejes së punës. Me punëtorët sezonalë në Gjermani vendoset një kontratë pune. Peer Sander: “Ata paguhen në bazë të pagës minimale. Punët ndahen në punë me pagë studenti, që paguhet thjesht sipas pagës minimale dhe në punë me vlerësim rendimenti, që do të thotë se studentët kanë mundësi t’i përmirësojnë të ardhurat duke fituar më shumë se paga.”

Gjashtë Euro në ditë paguajnë ukrainasit si qira për vendstrehimin. Në të atyre u garantohet akses i lirë në internet si dhe mundësi për gatim e blerje. Kur i pyesim para kameras ata shprehen, se janë të kënaqur: „Po më pëlqen, është interesant.”

„Dikush vjen për herë të parë, të tjerë kanë qenë edhe më parë këtu. Edhe për mua është hera e dytë që vij këtu.

Ata nuk ankohen pra, se nuk u është paguar paga minimale. Nga jashtë është e vështirë të verifikosh një gjë të tillë. Madje as sindikatat nuk e verifikojnë dot këtë. Jon Daniel Heinemann nga Sindikata e Industrisë për Ndërtimin, Bujqësinë dhe Mjedisin, thotë: „Për të gjithë ata, që vijnë për një kohë të shkurtër, një fazë tremujore apo 70 ditë, ne natyrisht duam që ata të trajtohen sipas normave ligjore dhe që të paktën t’u garantohet paga minimale.”

Punëdhënësi është i interesuar që ta shmangë konfliktin. Ai në periudhën e të vjelave dhe të korrave është i varur prej punonjësve sezonalë. Peer Sander: „Normalisht ne përpiqemi që këtyre punëtorëve t’u japim mundësi të shprehin ankesat e tyre tek drejtuesit e grupit. Nëse ka diçka që nuk shkon ne e sqarojmë në vend.”

Por me sa duket nuk ka ndodhur këshhtu në rastin e Daniel Lykhvenko. Tani ajo do që të angazhojë një avokat./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet portreti i të dashurës së mundshme të Shekspirit

Gjendet portreti i të dashurës së mundshme të Shekspirit

9 September, 2025
Dokumentet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit

Dokumentet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit

9 September, 2025
Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

9 September, 2025
Marrëveshje për lirimin e pengjeve-Mediat izraelite: Propozimi i Witkoff ka pak gjasa të ketë sukses

Marrëveshje për lirimin e pengjeve-Mediat izraelite: Propozimi i Witkoff ka pak gjasa të ketë sukses

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result