Mijëra qytetarë evakuuar pas shpërthimit të vullkanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi pesë mijë persona janë evakuuar për në zona të sigurta, pas shpërthimit të vullkanit Ulawun në provincën Nju-Uest Birtain në Guinenë e Re Papua.

“Vullkani Ulawun, që bën pjesë në Arkipelagun Bismark ka filluar të nxjerrë llavë që nga orët e mëngjesit të djeshëm”, raportoi “Radio New Zealand”.

Shtresa e tymit është shpërndarë në një diametër prej disa kilometrash, ndërsa pesë mijë personat janë evakuuar nga zonat të cilat janë prekur nga hiri vullkanik.

Sipas Qendrës Studimore Gjeologjike të Guinesë së Re Papua, Ulawun konsiderohet si vullkani më i lartë dhe me rrezikun më të madh në vend.

Share This Article