ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 1 hour ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 1 hour ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 2 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 2 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mijëra shqiptarë pritet të përfitojnë nga rregulli i ri, lehtësime të tjera për emigrantët në Gjermani

albnews by albnews
1 November, 2023
in Albania, Bota
0
Mijëra shqiptarë pritet të përfitojnë nga rregulli i ri, lehtësime të tjera për emigrantët në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e datës së referencës për leje pune dhe lehtësime në marrjen e lejes së qëndrimit. Sipas draftit të amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjeramane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022.

Këtyre  u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit dhe të hyjnë në tregun e punës. Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar akses në tregun e punës u jepej vetëm personave që kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e datës së referencës për leje pune dhe lehtësime në marrjen e lejes së qëndrimit.

Sipas draftit të amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjeramane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre  u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit dhe të hyjnë në tregun e punës. Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar akses në tregun e punës u jepej vetëm personave që kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë leje të rregulllt qendrimi, nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që nevojiten për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë. Por parakusht për të marrë qendrim të rregullt është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta.

Mijëra shqiptarë pritet të përfitojnë nga ky rregull

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet

Sipas një përgjigje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900,  pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me mbi 7000.  Numri i personave nga Kosova  me Duldung në fund të vitit të kaluar mendohet të ketë qenë mbi 5 500. Këto vende konsiderohen në Gjermani si vende të sigurta, por azilërkuesit e ardhur prej tyre nuk dëbohen nga Gjermania për shkaqe humanitare.

Lehtësime të tjera, prej të cilave nuk përfitojnë shqiptarët

Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në  tre, restpektivisht gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.

Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azill në Gjermani prej këtyre vendeve, abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.

Kur pritet të miratohet?

Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria  e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amendament do ta  përkrahin edhe landet e opozitës kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result