Mijëra tërmete, ekspertët: Santorini lëvizi 6 centimetra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishulli grek i Santorinit po përjeton një aktivitet të shtuar sizmik gjatë muajit të fundit, me mbi 12 mijë tërmete të regjistruara. Sipas Institutit Gjeodinamik Grek, ishulli ka filluar të zhvendoset, duke u ngritur me 4 cm dhe duke lëvizur horizontalisht 6 cm që nga gushti 2024.

Ekspertët besojnë se këto ndryshime lidhen me lëvizjen e magmës nga manteli në koren tokësore, veçanërisht në zonën midis Nea Kameni dhe Oia. Thanasis Ganas, drejtor i kërkimeve në institucion, deklaroi se situata nuk është ende alarmante, por duhet monitoruar me kujdes, shkruan A2 CNN.

Për shkak të aktivitetit sizmik, pas Santorinit dhe Yamurgit, edhe ishulli Anafiya është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet dhe u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë e tyre.

Sipas autoriteteve greke, nga 26 janari deri më 8 shkurt, në Santorini janë regjistruar më shumë se 12 mijë tërmete.

Share This Article