Milaim Zeka me fjalë të rënda për Shpejtim Bulliqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka shpërthyer me një deklaratë ndaj Kryetarit të Komisionit Qeveritar për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi

Bulliqi i cili është lajmëruar duke thënë se shënjimi i kufirit me Malin e Zi do të përmirësohet nga ana e Komisionit që udhëheq ai, nuk është pritur mirë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Zeka, transmeton Indeksonline.

Zeka ka reaguar në drejtim të Bulliqit, duke thënë se po gënjen duke dhënë shpresa të kota se kufiri me Malin e Zi mund të përmirësohet.

Postimi i plotë i Zekës:

A durohet kjo hipokrizi – shumeftyresi

Kurr nuk arrine te dallosh mikun nga armiku. As ta ndajshe dashurine nga urrejtja. Po me keto jemi mesuar. Ama te kesh ftyre me dale edhe mi rrejte miletin se do te kemi permiresim te vijes kufitare ne mes Malit te Zi dhe Kosoves, eshte njesoje sikurse kenga deri te “Molla e Kuqe”! Qysh more ky Bulliqi nuk del me falenderu ish qeverine qe ia rrujti do pare te majme, ne vend qe te ndertohej ndonje çerdhe per femije, po del dhe na shperndane rrena me porosi…!!!

Share This Article