Milan 2-0 Genoa, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë mbrojtësit e vendasve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani është rikthyer te fitoret në Serie A pas dy barazimeve radhazi.

Kuq e zinjtë kanë arritur me shumë mund ta mposhtin Genoan me rezultat të pastër 2-0.

Rafael Leao dhe Junior Messias shënuan golat për Rossonerët në këtë takim, por më së shumti shkëlqyen mbrojtësit.

Pierre Kalulu mori notën më të lartë në ndeshje 7,8 falë edhe asistimit që dha në golin e parë për Leaon.

Ndërkohë paraqitje të mirë patën edhe Gabbia, Tomori e Theo Hernandez si dhe portieri Mike Maignan.

Ndërkohë nota më e dobët tek mysafirët shkoi për mesfushorin Nadiem Amiri.

Share This Article