Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transferimi i Tijjani Reijnders te Manchester City është praktikisht një marrëveshje e kryer. Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin e holandezit për 55 milionë euro  dhe 15 milionë bonuse.

Tijjani Reijnders do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Manchester City këtë të dielë“, njoftoi trajneri i kombëtares portokalli, Ronald Koeman.

Prandaj, ekziston një boshllëk i konsiderueshëm për t’u mbushur në mesfushën e Milanit me largimin e hollandezit.

Kuqezinjtë e gjejnë veten të detyruar të rindërtojnë një departament pas shitjes së Reijnders. Dhe kështu, pas nënshkrimit të Luka Modriç, Igli Tare po kërkon më shumë përvojë për mesfushën e Djallit.

Milani thuhet se po vlerëson transferimin e Granit Xhakës nga Bayern Leverkusen. Shqiptari që luan për Zvicrën ka një kontratë me Leverkusen deri më 30 qershor 2028 dhe fiton midis 2 dhe 2.5 milionë euro neto në vit.

Edhe çmimi nuk duket pengues, Leverkusen e vlerëson kartonin e Xhakës midis 15 dhe 20 milionë euro.

Megjithatë, Milani do të duhet të kuptojë se çfarë marzhesh ka për emrat e tjerë në listë, duke filluar me Rabiot. Ricci dhe Rovella gjithashtu  mbeten në shënjestër të Tares. 

Share This Article