Milan dhe Ibrahimovic e nisin me këmbë të mbarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri pikë për Milanin, dy gola nga Ibrahimovicin, s’ka se si të nisë më mirë Serie A për ta.

Milani ka rrëmbyer pikët e para në Serie A për sezonin 2020/21.

Në ndeshjen e parë, në San Siro, Milani e mundi 2-0 Bolognan, për ta nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri ku objektiv do të jetë zona Champions.

Në këtë ndeshje shkëlqeu 38-vjeçari, Zlatan Ibrahimovic.

Ai i shënoi të dy golat për Kuqezinjtë.

Golin e parë ai e shënoi në pjesën e parë, në minutën 35’, derisa për 2-0, dhe rezultatin përfundimtar të takimit, Ibrahimovic e shënoi në minutën e 50’.

Në këtë mbrëmje, Stefano Pioli ia dha mundësinë ardhjeve të reja, debutuan në pjesën  e dytë Brahim Diaz dhe Tonali.

Share This Article