Milan dhe Inter gjejnë gjuhën e përbashkët, San Siro do të prishet për t’i hapur rrugën stadiumit të ri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e Milan-it dhe Inter-it “San Siro” apo “Giuseppe Meazza” do të shkatërrohet plotësisht pas Lojërave Olimpike Dimërore 2026 për t’i hapur rrugë një stadiumi të ri 1 miliard paund, sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Stadium i ri i quajtur “Katedralja” do te ndërtohet pikërisht mbi stadiumin e vjetër.

Fillimisht ishte planifikuar që elementët e “San Siros” të mbaheshin të paprekura gjatë ndërtimit të stadiumit të ri. Këto përfshinin një nga shkallët spirale që përbëjnë pamjen e jashtme ikonike të stadiumit.

Por plani tani është që i gjithë stadiumi të prishet për t’i hapur rrugë një terreni të ri 60 mijë vendesh.

Sipas propozimeve, “San Siro” do të shkatërrohet pasi të ketë pritur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026.

Por duhet të zhvillohet një debat publik përpara se stadiumi, i cili u hap për herë të parë në vitin 1926 dhe është në pronësi të bashkisë së qytetit të Milanos.

Nëse prishjes i jepet drita jeshile, shpresohet se puna e ndërtimit në stadiumin e ri mund të fillojë në vitin 2024 me synimin që ai të hapet në kohë për sezonin 2027-28.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, Inter dhe Milan vlerësojnë një rritje të të ardhurave prej 120 milionë euro në stadiumin e ri, pavarësisht reduktimit të kapacitetit nga “San Siro” që ka 80 mijë vende.

Share This Article