Milan ka fituar me goleadë miqësoren e tretë, pas atyre ndaj Koln dhe Zalaegerszegi.
Në përballjen ndaj austriakëve të Wolfsberger, kampionët në fuqi të Italisë shënuan 5 gola, në një ndeshje ku shkëlqeu blerja e re: francezi Yacine Adli.
Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e katërt të ndeshjes dhe dha pasimin për Rebic në golin e dytë, duke spikatur në ndeshjen e tij të parë si titullar me kuqezinjtë.
Golat e tjerë u shënuan nga Leao, Messias dhe Gabbia.