Milan fiton me vuajtje dhe vazhdon ta ndjekë ëndrrën drejt titullit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milan fitoi me rezultat 1 me 0, falë golit të shënuar jashtë zonës së rreptësisë nga Pierre Kalulu, që e mban me shpresë Milanin në rrugën drejt scudettos.

FT: Milan 1-0 Empoli (Pierre Kalulu 19′)

Milani gjeti rrugë e golit falë goditjes jashtë zonës së rreptësisë nga Pierre Kalulu, i cili pa u menduar shumë, goditi nga pozita ballore në një distancë prej afro 20 metrave.

Në këtë takim nga minuta e parë po aktivizohen dyshja e kombëtares kuq e zi, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, si titullarë të paprekshëm kohëve të fundit.

Në minutën e 71-të, lojtari i rëndësishëm i kombëtares kuq e zi, Nedim Bajrami, ndjehu dhimbje në kofshën e këmbës së djathtë, për t’u larguar nga fusha. Mbetet për t’u parë se për çfarë shkalle të lëndimit bëhet fjalë.

Share This Article