Milan: Investcorp merr vendim për Maldinin, Massaran dhe Ibrahimovicin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania Investcorp nuk po mendon të zëvendësojë Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, por do t’i ofrojë Zlatan Ibrahimoviçit një pagë më të ulët nëse ai vendos të vazhdojë karrierën me kuq e zinjtë.

Fondi me bazë në Bahrein është në bisedime ekskluzive me Elliott Managment për blerjen e Milanit dhe mund të përfundojë një marrëveshje prej 1.1 miliardë euro deri në dy javët e ardhshme.

 ‘Gazzetta dello Sport’ ka shpjeguar hapat e parë që do të bënin pronarët e rinj nëse përfundimisht do të blinin gjigantin e Serie A.

Ndërsa Ivan Gazidis mund të largohet nga klubi pa Elliott Managment, si Maldini ashtu edhe Massara pritet të mbeten në krye të klubit sportiv te Milanit.

Zhvillimi i Milanit gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft mbresëlënës dhe pronarët e rinj të mundshëm nuk duan të marrin një rrugë tjetër, por të vazhdojnë ecurinë.

Maldini dhe Massara do të takohen me Ibrahimovicin në fund të sezonit për të dëgjuar vendimin e sulmuesit për të ardhmen e tij. 40-vjeçari duket i vendosur të vazhdojë edhe për një sezon, por nëse vendos ta bëjë këtë, Investcorp do t’i ofrojë atij një pagë më të ulët se 7 milionë euro në sezon.

Share This Article