Milani nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota na sfidën e javës së 31-të në Serie A kundër Bolognas duke luajtur pa gola në San Siro.
Miqtë patën disa raste në gjysmën e parë, me anë të Mattias Svanberg, Michel Aebischer, Gary Medel e Musa Barrow.
Në anën tjetër, vendasit rrezikuan përmes Rafael Leao e Olivier Giroud. Sidoqoftë, rrjetat mbetën të paprekura. Pas 45 minutave të para.
Disa raste për Leao, Davide Calabria, Ante Rebic, Ismael Bennacer e Fikayo Tomori, në fraksionin e dytë, mirëpo Rossonerët nuk ia dolën të shënon.
As inkuadrimi i veteranit Zlatan Ibrahimovic (në minutën e 70 në vend të Olivier Giroud) nuk u tregua produktiv për skuadrën nikoqire.
Milani mbetet lider në Serie A, por ka vetëm një pikë më shumë se Napoli dhe katër më shumë se Interi (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Pika e fituar do t’i shërbejë Bolognas për të rrugëtuar sigurt për qëndrim në elitë.