Milani e hoqi si të padëshiruar, tashmë nënshkruan si “yll” i ri me Liverpool-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga i padëshiruar te Milani, në një nga mbrojtësit më të kërkuar të Premier League, Milos Kerkez po përjeton një rikthim madhështor në skenën e madhe të futbollit europian.

Liverpooli ka siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar si pasardhësin ideal të Andy Robertson, i cili nuk ka arritur të ruajë nivelin e zakonshëm gjatë sezonit 2024-25.

Kerkez, i cili u largua nga AZ Alkmaar drejt Bournemouthit në vitin 2023 për vetëm 15 milionë paund, ka shpërthyer si një nga mbrojtësit e majtë më dinamikë në ligë.

Aftësitë e tij për të depërtuar me shpejtësi, për të krosuar saktë dhe për të rikuperuar topin lart në fushë kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve, përfshirë edhe Manchester City, por Liverpooli nuk humbi kohë dhe veproi.

Për Bournemouthin, kjo është një tjetër lëvizje e zgjuar në merkato. Pas shitjes së Dean Huijsen te Real Madridi, edhe Kerkez i sjell përfitim të madh financiar.

Share This Article