Milani ka shënuar fitore të dielën në derbin e xhiros së 35-t në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Juventusin me rezultatin bindës 3:0.
Me këtë fitore “Rossonerët” marrin pozitën e tretë në renditje me 72 pikë ndërsa Juventusi zhvendoset në pozitën e pestë me 69 sosh.
Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja ekipet por ishin “kuqezinjtë” të cilët shënuan një gol.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Brahim Diaz arriti të kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 1:0.
Në minutën e 58-t Franck Kessie dështoi nga penalltia. Milani arriti të shënoi edhe golin e dytë në minutën e 78-të me Ante Rebiqin për 2:0.
Fitoren e “kuqezinjve” e vulosi mbrojtësi Fikayo Tomori që shënoi për rezultatin 3:0.