Milani fiton derbin ndaj Atalantas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A. “Rossonerët” të dielën mbrëma kanë mposhtur në udhëtim Atalantan me rezultatin 3:2.

“Kuqezinjtë” e nisën në mënyrën më të mirë takimin duke shënuar në minutën e parë.

Davide Calabria kaloi në epërsi Milanin.

Milani shënoi edhe golin e dytë, me mesfushorin italian, Sandro Tonali, në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë Milani shënoi edhe një gol. Pas një kundërsulmi, Theo Hernandez shërbeu bukur në zonë Rafael Leaon që shënoi për rezultatin 3:0.

Nikoqirët ngushtuan rezultatin me anë të sulmuesit, Duvan Zapata. Ai shënoi për 3:1 nga penalltia.

Deri në fund vendasit shënuan edhe një herë me Mario Pashaliq për 3:2. Ai realizoi në kohën shtesë.

Te Atalanta nga minuta e parë u paraqit mbrojtësi Berat Gjimshiti.

Milani është në pozitën e dytë me 19 pikë, derisa Atalanta renditet e teta me 11 pikë.

Share This Article