Milani fiton derbin ndaj Lazios

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derbi i xhiros së 14 në Serie A ndërmjet Milanit dhe Lazios i ka takuar ekipit vendas.

Rossonerët shënuan fitore prej 3 me 2, në një ndeshje spektakolare në San Siro.

Rebiq e Calhanoglu shënuan në minutën e 10 dhe 17 për t’i dhënë epërsi të dyfishtë Milanit.

Në minutën e 28 Lazio pati mundësi të shënojë, por Immobile nga penaltia u tregua i pasaktë, pro menjëherë shënoi Luis Alberto.

E Immobile në minutën e 59 barazoi shifrat në 2 me 2.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 90+2 arritën të gjejnë rrugën e fitores me golin e shënuar nga Hernandez.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 32.

Me këtë fitore Milani rikthen kreun e tabelës, tani me 34 pikë, një më shumë se ndjekësi i parë Interi. Derisa Lazio në vendin e tetë ka 21 pikë.

Share This Article