Milani përsëri kërkon përforcime nga Bundesliga, tentohet Vranckx nga Wolfsburgi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka arritur të mbyll marrëveshjen me Schalke për mbrojtësin e talentuar Thiaw.

Por afati kalimtar i futbollistëve ende nuk ka përfunduar për Milanin që synon një tjetër nënshkrim dhe përsëri nga Bundesliga.

Ditët e fundit Massara dhe Maldini do të kenë dy misione, të lidhura me njëri-tjetrin, gjetjen e një zgjidhjeje për Bakayokon dhe një përforcim të ri në mesfushë.

Ideja do të ishte gjetja e një zgjidhje ekonomike të favorshme që mund të ketë karakteristikat e duhura për futbollin e Piolit.

Mesfushori i ri belg Aster Vranckx , është një emër që pëlqehet në kampin e kampionëve të Italisë.

Gjatë këtyre ditëve është planifikuar një planifikuar një takim mes drejtuesve të Milanit dhe Wolfsburgut për yllin e ri belg.

18-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për t’u larguar nga Wolfsburg dhe po pret marrëveshjen e dy klubeve.

Wolfsburg është gati ta lë edhe në huazim një vjeçar belgun, por me kusht që blerja e tij të jetë obligative për 20 milionë euro.

Gjithsesi në garë fuqishëm për lojtarin janë edhe skuadrat tjera si Atalanta dhe Monaco.

Share This Article