Sulmuesi i Villarrealit, Samuel Chukwueze, është pranë sigurimit të marrëveshjes me Milanin, pasi bisedimet mes dy klubeve kanë qenë pozitive.
Calciomercato bën të ditur se klubi spanjoll kërkon rreth 35 milionë euro për nigerianin, mirëpo mund ta pranojë edhe një shumë prej 30 milionë eurosh plus bonuset.
Rossonerët kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me futbollistin, i cili është pro idesë që të kalojë në San Siro dhe tashmë është pajtuar edhe për pagën.
Milani e ka kërkuar edhe Arnaut Danjuman nga Nëndetësja e Verdhë, mirëpo Fabrizio Romano ka njoftuar se ai do t’i bashkohet Evertonit.
Në rast se Milani siguron shërbimet e Chukwueze, atëherë do ta shfrytëzojë edhe vendin e dytë të rezervuar për futbollistët jashtë Bashkimit Evropian (pasi të parin e ka zënë Ruben Loftus-Cheek).