Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Napolit. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1.
Në minutën e 20-të, Ibrahimoviqi pranoi një krosim nga Hernandezi dhe bukur me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushim.
Ibrahimoviqi u duk sërish në skenë. Në minutën e 54-të, shënoi golin e dytë, për 2-0.
Mirëpo, skuadra vendasi mori hodh dhe përmes një aksioni në zonën e rreptësisë, Mertens zvogëloi disavantazhin në 2-1.
Ndeshja për Milanin nuk kishte përfunduar. Në minutën e fundit të lojës shtesë, Jens Hauge shënoi një gol për 3-1. Më këtë fitore, Milani ka grumbulluar 20 pikë dhe pozicionohet në vendin e parë ndërsa Napoli në të gjashtin, me 14 pikë.