ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbulime të reja në Akrolisin antik, skanimi i parkut të Lezhës zbulon fortifikimin e shekujve IV–V p.e.s. 12 minutes ago
Dronë hungarezë mbi Ukrainë-Orban: Ai s’është shtet sovran 16 minutes ago
Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë 17 minutes ago
Ish-kryetarja e komanduar e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë 18 minutes ago
Teknologjia e dronëve-BE ndan 2 mld euro për Ukrainën 20 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut shënojnë rekord

albnews by albnews
30 September, 2025
in Bota
0
Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut shënojnë rekord
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga një ish-park argëtimi të kthyer në terminal të përkohshëm eksporti, mijëra makina të përdorura po ngarkohen çdo ditë në kontejnerë për t’u nisur drejt tregjeve ndërkombëtare. Ky aktivitet i fuqishëm në bregdetin perëndimor të Koresë së Jugut po ndihmon vendin të zbusë ndikimin e tarifave të larta të Shteteve të Bashkuara mbi makinat e reja.

Në qendrën më të madhe të eksportit të makinave të përdorura në Incheon, punëtorët punojnë pa ndalur, shpesh nën temperaturat e larta verore, duke vendosur dhe siguruar automjetet në kontejnerë.

RelatedPosts

Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

Teknologjia e dronëve-BE ndan 2 mld euro për Ukrainën

Sulmi spektakolar nga “Predatorët e qiellit”, si e rrëzoi Ukraina helikopterin rus me një dron kamikaz

“Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara nuk zënë shumë në aktivitetin tonë. Ne kemi tregje më të mëdha në vende të tjera, prandaj tarifat amerikane na kanë prekur pak vetëm ata që punojnë drejtpërdrejt me SHBA”, thotë për Reuters Kevin Seol, një tregtar që eksporton rreth 100 makina të përdorura çdo muaj.

Tarifat amerikane dhe tregjet e reja

Që prej vendosjes së tarifës 25% nga presidenti Donald Trump, dërgesat e makinave të reja drejt SHBA-ve kanë rënë për gjashtë muaj rresht. Megjithatë, eksportet totale të automjeteve kanë shënuar rritje, falë bumit të shitjeve të makinave të përdorura, të cilat përbëjnë tashmë një të katërtën e volumit të përgjithshëm, përcjell A2 CNN.

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të

Sipas Ministrisë së Tregtisë, vetëm në gusht Koreja e Jugut eksportoi makina me vlerë 5,5 miliardë dollarë, një rekord mujor. Nga këto, 711,5 milionë dollarë i përkasin makinave të përdorura, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa është rritur sidomos nga Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore si Kirgistani, i cili shërben si nyje ri-eksporti për tregun rus. Ndërkohë, pas ndalimit të Japonisë për eksportin e automjeteve të mëdha drejt Rusisë, Koreja e Jugut u bë furnizues kryesor, pavarësisht se vendosi disa kufizime në vitin 2024 për automjetet mbi 2000cc.

Siria dhe Lindja e Mesme, tregje në rritje

Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit eksportet e makinave të përdorura nga Koreja arritën 3,9 miliardë dollarë, me mbi 437 mijë njësi të dërguara, rreth 25% e totalit të eksporteve të automjeteve. Vetëm Lindja e Mesme importoi gati 171 mijë makina të përdorura, duke tejkaluar numrin e makinave të reja të shitura në rajon.

Rasti më i veçantë është Siria, ku importet e makinave të përdorura u rritën nga vetëm 75 njësi vitin e kaluar në 11 809 këtë vit, pas përfundimit të luftës.

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të

Problemet infrastrukturore dhe e ardhmja

Megjithatë, rritja e vrullshme nuk po shoqërohet me infrastrukturën e duhur. “Nuk kemi ende një kompleks të mirëfilltë eksporti. Ne thjesht marrim me qira këto terrene me baltë dhe i përdorim si magazina të hapura. Në verë, blerësit mezi ecin nëpër baltë për të parë makinat”, ankohet Park Young-hwa, drejtues i Shoqatës së Eksportuesve të Makinave të Përdorura.

Ekspertët parashikojnë që eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut do të arrijnë nivele rekord këtë vit, edhe pse Siria, një nga tregjet që po rritej më shpejt, ndaloi importet në korrik.

Nga ana tjetër, disa analistë e shohin edhe rritjen e tarifave amerikane si një mundësi. “Nëse çmimet e makinave të reja rriten globalisht, atëherë edhe tregu i makinave të përdorura përfiton, pasi çmimet ndjekin të njëjtin trend”, thotë Shin Hyun-do, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Shpërndarjen e Makinave të Përdorura në Kore. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbulime të reja në Akrolisin antik, skanimi i parkut të Lezhës zbulon fortifikimin e shekujve IV–V p.e.s.

Zbulime të reja në Akrolisin antik, skanimi i parkut të Lezhës zbulon fortifikimin e shekujve IV–V p.e.s.

30 September, 2025
Dronë hungarezë mbi Ukrainë-Orban: Ai s’është shtet sovran

Dronë hungarezë mbi Ukrainë-Orban: Ai s’është shtet sovran

30 September, 2025
Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

30 September, 2025
Ish-kryetarja e komanduar e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë

Ish-kryetarja e komanduar e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result