Milinkoviç një hap larg Al Hilal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sergej Milinkovic-Saviç është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite. Serbi, i cili ka qenë gjithmonë në vëmendjen e Juventusit e ka pranuar ofertën e klubit të Al Hilal që i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, ku mesfushori do të përfitojë 20 mln Euro në sezon.

Sauditët kanë kënaqur edhe klubin e Lacios. Presidenti Klaudio Lotito kërkonte 40 mln Euro për kartonin e serbit, shifër kjo që i është ofruar nga Al Hilal. Milinkovic-Saviç i përfundon kontrata në fund të sezonit.

28-vjeçari priti deri në momentet e fundit një ofertë nga Juventusi, ndërsa po mendonte që të niste një kapitull të ri të karrierës së tij në Torino.

Por “Zonja e Vjetër” e pati të pamundur që t’i bënte ballë ofertës së Al Hilal. Kjo shtyu serbin që të pranonte ofertën e sauditëve. Tani gjithçka varet nga Lotito. Nëse presidenti thotë “po”, atëherë marrëveshja do të mbyllet brenda pak kohësh.

Share This Article