Milioneri nga Finlanda gjobitet me 121 mijë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë është dënuar me një gjobë prej 121,000 eurove për drejtimin e veturës me 82km/h në një zonë me shpejtësi 50km/h nëpër rrugët e Finlandës.

Anders Wiklof – një nga njerëzit më të pasur në Finlandë, u gjobit pasi u ndalua nga policia lokale të shtunën, sipas gazetës lokale New Åland.

Në Finlandë, gjobat për kundërvajtjet e trafikut bazohen në të ardhurat e shkelësit të rregullave – zakonisht gjysma e pagës së tyre ditore, raporton Drive.

Përveç gjobës së rëndë, 77-vjeçarit – themeluesit të Wilkof Holdings, e cila ka interesa biznesi në hotele, qendra konferencash, supermarkete, industri ndërtimi dhe logjistikë – iu pezullua edhe patenta për 10 ditë.

Wilkof ka qenë në kryetitujt e lajmeve më parë, duke marrë një gjobë prej 95,000 eurove në 2013 – gjithashtu për tejkalim shpejtësie – si dhe një gjobë prej 95,000 eurove në vitin 2018 për shkelje të tjera të trafikut.

 “Më vjen vërtet keq për këtë çështje”, tha Wilkof për mediat lokale, duke shtuar se ai shpresonte se paratë do të shkonin për kujdesin shëndetësor në vendin nordik.

Share This Article