Militantët islamikë sulmojnë hotelin luksoz, dhjetëra viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 27 persona, mes të cilëve 2 fëmijë humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur që kishte në objektiv një hotel luksi në Mogadishu të Somalisë.

Mediat vendase raportojnë se sulmi i rëndë terrorist u organizua nga miliantët Al Shabab, ndërkohë që 53 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Dëshmitë nga vendngjarja, rrëfejnë për momentin e tmerrit kur burra të armatosur hynë në strukturën e hotelit dhe nisën të hidhnin bomba e të qëllonin këdo që iu dilte përpara.

Pas disa orësh rreth, forcat e sigurisë arritën të hynin në hotel dhe të ekzekutonin të gjithë agresorët.

Në një komunikim me mediat, militantët e Al Shabab deklaruan se sulmuan pikërisht këtë hotel luksoz pasi ishte vendi i preferuar i autoriteteve vendase.

Share This Article