ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 11 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 12 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 12 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 12 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Milo: Shqipëria nuk është Edi Rama

albnews by albnews
17 September, 2021
in Albania
0
Milo: Mini-Shengenin na e propozoi Soros në 1999-ën, vetëm Serbia fiton
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, u ka dhënë porosi politikanëve të Shqipërisë e Kosovës që të kenë kujdes me gjuhën e ashpër të përdorur mes vete, që sipas tij mund të çojë në mosmarrëveshje të thella.

Në Interaktiv të KTV-së, Milo ka thënë se mosmarrëveshjet mes të dyja shteteve nuk kanë një emër të përveçëm, se nuk është Shqipëria Edi Rama, ndërsa shtoi se dy vendet i bashkojnë interesa më të mëdha.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

“Shqipëria nuk është Edi Rama, Edi Rama është përfaqësues i Shqipërisë në kontekstin zyrtar të qeverisjes së saj dhe nuk besoj se midis nesh edhe kur ka mosmarrëveshje dhe qasje të ndryshme duhet të përdorim gjuhë të ashpër që na dëmton shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në vend që të vëmë vetulla, mund të nxjerrim sytë. Nuk na intereson edhe nëse një qeveri e jona, sepse qeveritë janë të shqiptarëve, edhe kur mendojmë se njëri e ka gabim, janë shumë të tjera që na bashkojnë. Për hir të një qëndrimi të ndryshëm, si është edhe kjo e Open Balkan, nuk duhet të mohojmë interesa të tjera të mëdha që na bashkojnë”, ka thënë Milo.

Milo ka thënë se gjuha e përdorur mund të jetë më dëmtuese se sa projekti i “Ballkanit të Hapur”.

“E kuptoj shqetësimin e shqiptarëve të Kosovës, por kam një porosi në kuptimin shumë miqësor që duhet të kujdesemi që me retorikën të mos kapërcejmë disa kufij midis nesh që mund të na dëmtojnë më shumë sesa një projekt siç është Open Balkan që nuk dihet se cili do të jetë fati i tij. Është shumë e rrezikshme të mbjellim midis nesh farën e mosmarrëveshjeve të thella dhe aq më keq të urrejtjes”.

Milo zgjedh Procesin e Berlinit para “Ballkanit të Hapur”

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka zgjedhur Procesin e Berlinit para iniciativës së “Ballkanit të Hapur” si zgjidhje më të mirë për rajonin.

“Në qoftë se do të lejohesha të zgjidhja midis Procesit të Berlinit dhe ‘Ballkanit të Hapur’, do të zgjidhja Procesin e Berlinit sepse është gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor, janë brenda të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e Ballkani i Hapur tani ka vetëm tre vende e tri qeveri që kanë marrë përsipër të nxisin këtë proces, i cili në vetvete ka një pikëpyetje. Mund të jetë i dobishëm. Ka një bazë me katër liritë e BE-së për t’u zbatuar në Ballkanin Perëndimor, por për sa kohë që gjysma e vendeve kanë rezerva, nismëtarët e Ballkanit të Hapur duhet të jenë më të përmbajtur në hapat që hedhin”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së të enjten duke shtuar se këta liderë duhet të bindin se “s’ka prapavijë politike pas iniciativës e s’ka objektiva të përfolura për të kthyer ish-Federatën Jugosllave”.

Ai ka refuzuar të japë mendimin nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, apo ai i Kosovës, Albin Kurti, ka më shumë faj për raportet e fundit në mes dy shteteve.

Për ta ndryshuar Serbinë dhe mendimet e saj, Milo ka thënë se këtë mund ta bëjë vetëm “bashkimi i faktorit shqiptar”.

“Me bindje të plotë them se Serbia vetë s’do të mund të ndryshojë në qoftë se ne shqiptarët në rajon, dy shtetet nuk koordinohen e nuk shfaqen në politikën ndërkombëtare si dy shtete aktive, bashkëpunuese që ndihmojnë njëri tjetrin e janë bashkë… Vetëm faktori shqiptar me bashkëveprimin tonë do të bindë Serbinë të pranojë realitetet e krijuara dhe të pakthyeshme”, ka shtuar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result