Sikur plani i kasapit të Ballkanit të mos përfundonte në Moskë, po të realizohej, do të vdisnin mbi një milion njerëz
Slobodan Milosevivi në çaste zemërimi në vitin 1991 ka urdhëruar minimin e centralit nuklear në Kërshko të Sllovenisë, ndërsa skica e këtij plani të marrë ka përfunduar në Moskë në duar të njeriut i cili edhe sot gëzon besim të madh të kryetarit të Rusisë Putin, shkruan gazeta serbe “Kurir”.
Sipas gazetës, agjentët e shërbimeve të inteligjencës CIA, MI6 e BND kinse edhe më tej me kërkim intensiv tentojnë ta arrijnë atë dokument të rrezikshëm, realizimi i të cilët mund ta shkatërrojë tërë Slloveninë dhe të vrasë së paku një milion njerëz në Slloveni e Kroaci.
Një burim i afërt me “Kurir”-in, i cili bashkëpunon me Wikileaksin ka thënë se Milosevic në vitin 1991 për shkak të rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Slloveni pa menduar shumë ka urdhëruar të minohet Kërshko.
Gazeta shkruan se pasi që ekspertët i kanë treguar se pasojat e shpërthimit do të ishin si të një bombe nukleare në Evropë. Milosevic e ka ndaluar këtë aksion dhe ka urdhëruar tërheqjen e njësive speciale të cilat e kanë minuar rajonin në Slloveni, ndërsa kanë ngritur në ajër vetëm një largpërçues.
“Pa planinin e minimit askush nuk mund ta deminojë këtë fushë, sepsë minat mund të shpërthejnë”, spekulon gazeta serbe.
Agjentët thonë se planin e posedon një njeri rreth 60 vjeç, pjesëtar i Gardës kombëtare, të cilin e quajnë ‘Luani i Putinit’