Minarolli: Rruga Korçë-Ersekë, tender i paracaktuar me 5-fishin e çmimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli ka reaguar sot në një deklaratë për media në lidhje me rrugën Korçë-Ersekë ku sipas tij, tender është i paracaktuar me 5-fishin e çmimit.

“Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5-fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola. Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro”, tha Minarolli.

“Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge. Kompania me lidhje direkte me qeverinë, e ka fituar këtë tender pothuajse me vlerën maksimale të fondit të shpallur, thënë ndryshe me 98% të fondit limit”, tha ai.

Share This Article