Minat me telekomandë i montonin vetë, dyshohet se dy vëllezërit ishin të lidhur me një grup kriminal në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen detaje nga aksioni i policisë që sekuestroi sot dy mina me telekomandë. BalkanWeb mëson se dy vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj që u kapën me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4, nuk kanë precedentë të mëparshëm penal.

Por, policia ka dyshime se janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër, për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.

Dy të rinjtë i montonin vetë minat, bashkonin eksplozivet me celularët. Në Tiranë, ata kishin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë”, ku policia gjeti materiale për krijimin e minave.

Share This Article