ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 7 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 7 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 9 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 9 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë

albnews by albnews
14 February, 2020
in Albania
0
Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes, duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon. Kjo do të jetë hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

“Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, “takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është një herësh edhe përgjegjësi për t’u përfaqësuar siç duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë.  Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”.

Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Ministrja Xhaçka falenderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit. Gjatë Ministerialit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result