Ministrat britanikë ‘injorojnë’ Gjykatën: Do të vendosim vetë për dëbimin e emigrantëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrat britanike kanëinjoruar gjyqtarët evropianë, duke vendosur të ndryshojnë projektligjin e diskutueshëm të migracionit të paligjshëm.

Po ashtu një grup deputetësh konservatorë thonë se kanë arritur një marrëveshje me kryeministrin Rishi Sunak për të ndryshuar rregullat e reja për largimin e migrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, pasi ata kërcënuan se do të revoltohen ndaj legjislacionit, shkruajnë mediat e huaja.

Kuptohet se ministrat kanë rënë dakord t’i japin sekretarit të brendshëm kompetencat për të shpërfillur urdhrat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – të ashtuquajturat urdhra të Rregullit 39 – në disa raste. Ministri i imigracionit Robert Jenrick këmbënguli se ka shumë mbështetje për amendamentet dhe tha sapo të arrihet do të vihet në zbatim.

Share This Article