Ministri afrikan i shpëton atentatit, i vriten e bija dhe shoferi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa persona të armatosur e sulmuan veturën me të cilën po udhëtonte ministri ugandez i Punës dhe Transportit. Në këtë sulm, ministri u plagos, ndërsa vajza e tij dhe vozitësi i veturës u vranë.

Vetura e ministrit Katumba Wamala u sulmua me plumba armësh në lagjen Kampala të Kiasasit, tha një zëdhënëse e ushtrisë.

“Kishte të shtëna ku u përfshi edhe ai. Ai është lënduar dhe është dërguar në spital, vozitësi i tij është vrarë”, tha zëdhënësja Flabia Byekwaso për agjencinë Reuters. Televizionui NBS raportoi se edhe vajza e ministrit ishte në veturë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ministri Katumba shihet i tmerruar dhe i përlyer me gjak jashtë veturës me të cilën po udhëtonte.

Viteve të fundit, në Ugandë kanë ndodhur disa vrasje dhe vdekje misterioze të zyrtarëve të lartë. Ato kanë nxitur spekulime rreth autorëve dhe motivit të tyre, shkruan Reuters.

Në mesin e personave që janë vrarë viteve të fundit janë një deputet, një zyrtar i lartë policor, kryeprokurori i shtetit dhe disa udhëheqës të lartë myslimanë.

Share This Article